“Tifozët nuk duhet të mblidhen në ambiente publike dhe duhet të shmangin grumbullimin në zona larg portit të qytetit.
Ju rekomandojmë fuqimisht të shmangni qendrën e qytetit. Nëse keni zgjedhur të vizitoni qytetin, ju lutemi kini kujdes mos shkoni me fanellat e ekipit, sepse mund të jeni në shënjestër për vjedhje, grabitje ose sulm.”
Ky është mesazhi i shpërndarë në një nga llogaritë zyrtare të Liverpoolit në Twitter, që paralajmëron tifozët e “The Reds” për transfertën me Napolin, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Championsit. Sigurisht që ky paralajmërim nuk është pritur mirë nga napolitanët, pasi i paragjykon ata si keqbërës. Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, duke e konsideruar të papërshtatshëm këtë postim.
Top Channel