Jennifer Lawrence ka folur për rolin e saj të ri në jetë, pasi u bë nënë e djalit të saj në shkurt.

Në një intervistë të re për numrin e tetorit të revistës Vogue, aktorja flet për herë të parë për mëmësinë dhe konfirmon gjininë e fëmijës së saj të parë si dhe emrin e tij, Cy.

Duke u shprehur se ka rënë në dashuri me të qenit prind, ylli pranoi se ishte e frikshme të flisje për mëmësinë pasi miqtë e paralajmëruan se ajo mund të mos bie në dashuri menjëherë, por ajo pranoi se si sapo lindi, u ndje sikur ishte dita e parë e jetës së saj.

Jennifer dhe bashkëshorti i saj prej tre vitesh Cooke Maroney mirëpritën djalin e tyre në fillim të vitit, por nuk e kishin konfirmuar gjininë apo emrin e tij, me aktoren duke shpjeguar tani që ajo dhe Cooke vendosën për emrin Cy sipas piktorit amerikan të pasluftës Cy Twombly. Top Albania Radio shkruan se ajo pranoi për Vogue se është shumë e frikshme të flasësh për mëmësinë.

“Vetëm sepse është shumë e ndryshme për të gjithë. Nëse them, ishte e mrekullueshme që në fillim, disa njerëz do të mendojnë, nuk ishte e mahnitshme për ta në fillim dhe do të ndihem keq”.

Top Channel