Inside Story/ Zbulohet i dyshuari si pikë kontakti i rusëve, eksperti: Sabotimi që rrezikon sigurinë kombëtare

06/09/2022 22:00

Emri i personazhit që mendohet se është pika e kontaktit përbën sot sekret shtetëror.

Profili i tij dhe 3 të arrestuarve në Gramsh iu nënshtruan verifikimeve nga agjentë të CIA-s dhe FBI-së amerikane të mbërritur posaçërisht në Shqipëri. Në memoriet e pajisjeve të bllokuara u konstatuan mijëra foto dhe video. Ajo që ka shqetësuar strukturat ligj-zbatuese janë materialet filmike të veprave strategjike infrastrukturore të rëndësisë së veçantë si ujësjellës, HEC-e, reparte të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe ura.

“Por edhe digat tona, në 4 diga që mund shpërthejnë aty mund goditet gjysma Shqipërisë, nuk është nevoja për luftë në Shqipëri, këto diga që dalin frikshëm nga celularët e të arrestuarve më bën të dyshoj që ata qindra vetë që punojnë në GRU nuk flenë gjumë, kanë synim edhe Shqipërinë” u shpreh Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë.

“Ata janë të interesuar përherë për infrastrukturën kritike, dhe nëse janë gjetur janë pjesë e infrastrutkurës kritike. Ajo që u bë u bë, duhen protokolle të veçantë për ruajtjen e objekteve të rendësisë së veçantë” u shpreh Xhavit Shala, profesor i çështjeve të sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA