Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora pritet të sjellë një spektakël të vërtetë sot në sheshin “Skënderbej”.
Ajo ka publikuar për ndjekësit disa orë para koncertit se vizita në Tiranë ka qenë e jashtëzakonshme dhe se mezi po pret për natën e sotme.
Protagonistja e koncertit, Rita Ora, gjatë një conference për shtyp tha se ardhjen në Shqipëri dhe performancën e sotme, e sheh përtej argëtimit, si një mundësi për të përcjellë mesazhe për gratë.
“ESHTE DITA E SHFAQJES! Ky udhëtim ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mezi po pres për sonte! Sigurohuni që të arrini në Sheshin Skënderbej herët për të parë të gjitha vajzat që performojnë sonte! Shihemi më vonë djema”, ka shkruar Rita në Instagram.
View this post on Instagram
Në koncertin që do të jetë falas për të gjithë e që do të nisë në orën 20:00, do të ngjiten në skenë disa prej vajzave të njohura të shoëbizit shqiptar si Kida, Ronela Hajati, Efi Gjika apo Semi Jaupaj.
Kjo është hera e tretë që Rita mban një koncert në kryeqytetin shqiptar.
Top Channel