Supermodelja e njohur Adriana Lima së fundmi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë dhe të parin me partnerin Andre Lemmers.

Vogëlushi Cyan Lima Lemmers ka lindur më 29 gusht, në Santa Monica, Calif. Një burim i afërt tha për ‘People’ se nëna dhe fëmija janë në shtëpi dhe gëzojnë shëndet të plotë, duke shtuar se Cyan ka trashëguar buzët dhe sytë e së ëmës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Lima shkruan se:

“Cyan është ngjyra midis jeshiles dhe blusë në spektrin e dukshëm të dritës. Cyan është ngjyra e ujërave të Bora Bora dhe Maldive, vendet në listën e familjes sonë. Cyan tani është ngjyra jonë e preferuar… ngjyra e syve të djalit tonë. Mirë se erdhe në këtë botë Cyan Lima Lemmer”.

Rikujtojmë, se ish-engjëlli i Victoria’s Secret, është nënë e vajzave Valentina, 12 vjeçe dhe Sienna, 9 vjeçe, me ish-bashkëshortin Marko Jaric.

Çifti u nda në vitin 2014 pas pesë vitesh martesë. Top Albania radio shkruan se edhe pse u tërhoq nga Victoria’s Secret në vitin 2018, supermodelja është ende aktive në shumë mënyra prapa kamerës, me fokusin kryesor në rritjen e dy vajzave të saj.

Edhe pse ende të vogla, vajzat e saj kanë shprehur interes për të ndjekur karrierën e nënës së tyre, diçka që Lima thotë se do ta mbështesë kur të vijë koha. Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2019, Lima i dha fund lidhjes së saj me shkrimtarin turk, Metin Hara.

Adriana Lima përherë është e kuruar në daljet e saj publike dhe flokët e saj marrin gjithë vëmendjen. Super ylli ndërkaq ka zbuluar sekretin e flokëve të saj të shëndetshëm plot shkëlqim.

Top Channel