Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet.

Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.

Fifi gjithashtu është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj dhe së fundmi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Këtë na e ka treguar partneri i saj i zemrës, Adisi me një postim në Instastory, ku ka publikuar një video të Fifit duke rregjistuar këngën e re në studio.

Fjalët më të ëmbla Fifi nuk ia dedikon partnerit të saj të zemrës, por një personi shumë të shtrenjtë për të që është pikërisht i ati. Ky i fundit festoi para disa ditësh ditëlindjen e tij dhe me anë të një postimi në Instastory, artistja ka zgjedhur ta urojë me këto fjalë kaq emocionuese.

Së fundmi Fifi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Me anë të një ‘bisede online’ me ndjekësit teksa është pyetur se kur do të publikojë ndonjë projekt të ri, bukuroshja na dha lajmin që prisnim me padurim./ Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA