“Të them të drejtën është një çmenduri sa herë që shoh kalendarin. Kemi luajtur tre ndeshje në gjashtë ditë, tani po luajmë sërish pas katër ditëve dhe do të nisim një tur force ndaj Marseille, City dhe Sporting Lisbonës.
Këto ndeshje janë në harkun e shtatë ditëve dhe mendoj se një kalendar kaq të ngjeshur e shoh për herë të parë në karrierën time. Në krahasim me ekipet e tjera, Tottenham më duket i penalizuar, jemi të pafat. Një ditë më shumë apo më pak mund të ndryshojë tërësisht jetën”, u shpreh Conte./ SuperSport