Shën Tereza e Kalkutës, nobelistja e paqes, mbeti një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj.
Ndërsa gjithë bota i admiron gjerësisht veprat e saj të bamirësisë, përjetësimi i saj në art në vendin tonë ka pasur një odise të gjatë.
Fillimisht shtatorja e saj u përurua me rastin e Samitit të Ballkanit në nëntor të 2004, duke u vendosur në oborrin e Universitetit Nënë Tereza në një pozicion pothuajse të padukshëm, si e lënë në harresë. Edhe pse e vendosur përkohësisht ajo qëndroi aty për plot 10 vite. Autori i shtatores Thoma Thomai tregon se Nënë Terezën ka dashur ta ketë pranë njerëzve, me një portret në të cilin pothuajse i ndihen edhe pëshpëritjet.
Statuja “Nënë Tereza’ e Thoma Thomait u zhvendos më pas në aeroportin Nënë Tereza, me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri, ku ndodhet ende sot. Ajo i zuri vendin veprës së skulptorit nga Kosova Luan Mulliqit.
Ndërkohë që në vitin 2016, Nënë Tereza e Luan Mulliqit u vendos në rrethrrotullimin e Qafë Thanës, shumë pranë me kufirin e Maqedoninë e Veriut. Shtet të cilin e quan atë qytetare të Shkupit. Dhe që si Shqipëria ka rrugë, spitale e monumente me emrin e Nënë Terezës.
Ndërsa për skulptorin Thoma Thomai, kënaqësia më e madhe profesionale është vendosja e shtatores së tij në Katedralen Metropolitane të Rio de Janeiros, ku ajo ka një pamje më të qartë dhe është më pranë njerëzve, njëlloj si autori e kishte imagjinuar që gjatë procesit të krijimit.
Top Channel