BE ndalon asgjësimin e rrobave të pashitura, kompanitë detyrohen t’i shesin ose t’i dhurojnë
Një nga aktoret më të dashura nga publiku në mbarë botën dhe sidomos nga adoeleshentët, Zendaya gjithmonë zgjedh që me stilin e saj unik në veshje të tërheqë një vëmendje shumë të madhe.
Së fundmi bukuroshja shfaqi barkun e saj nga këmisha e zbërthyer teksa po bënte një udhëtim për blerje në New York të shtunën. 26-vjeçarja shfaqi stilin e saj klasik, duke u veshur me një xhaketë sportive të errët me bluzë me jakë argjendi dhe xhinse.
Fituesja e çmimit “Emmy” shijoi një shëtitje nëpër dyqanin “Acne Studios” në lagjen Soho të New York Aktorja ka kaluar pak kohë me të dashurin e saj, Tom Holland në New York që kur mbërriti atje në fillim të javës. Top Albania Radio shkruan se ata të dy u takuan për herë të parë teksa punonin në filmin “Spider-Man: Homecoming” dhe me sa duket e kuptuan menjëherë se janë bërë për njëri-tjetrin.
Ylli i “The Spider-Man: Far From Home” udhëtoi pak ditë më parë për në Budapest ku Zendaya po xhironte “Dune: Part Two”, për të qëndruar pranë partneres së tij.
Drama fantastiko-shkencore e bazuar në serinë e njohur të librave të Frank Herbertit pritet të publikohet në nëntor të vitit 2023. Emra të tjerë të njohur në kastin e filmit përfshijnë: Austin Butler dhe Florence Pugh.
Rikujtojmë gjithashtu se Zendaya ka reaguar së fundmi pas lajmeve se ajo është shtatzënë me të dashurin e saj Tom Holland, pasi shumë nga fansat e saj u mashtruan nga një shaka e fundit në TikTok. Nëpërmjet një postimi në Instastory, pak pasi emri i saj u bë trend në rrjete sociale, bukuroshja shkroi se:
“Shikoni tani, kjo është arsyeja pse unë qëndroj jashtë Twitter-it. Thjesht sajohen gjëra pa arsye… çdo javë”.
Top Channel