Një nga aktoret më të dashura nga publiku në mbarë botën dhe sidomos nga adoeleshentët, Zendaya gjithmonë zgjedh që me stilin e saj unik në veshje të tërheqë një vëmendje shumë të madhe.

Së fundmi bukuroshja shfaqi barkun e saj  nga këmisha e zbërthyer teksa po bënte një udhëtim për blerje në New York të shtunën. 26-vjeçarja shfaqi stilin e saj klasik, duke u veshur me një xhaketë sportive të errët me bluzë me jakë argjendi dhe xhinse.

Fituesja e çmimit “Emmy” shijoi një shëtitje nëpër dyqanin “Acne Studios” në lagjen Soho të New York Aktorja ka kaluar pak kohë me të dashurin e saj, Tom Holland në New York që kur mbërriti atje në fillim të javës. Top Albania Radio shkruan se ata të dy u takuan për herë të parë teksa punonin në filmin “Spider-Man: Homecoming” dhe me sa duket e kuptuan menjëherë se janë bërë për njëri-tjetrin.

Ylli i “The Spider-Man: Far From Home” udhëtoi pak ditë më parë për në Budapest ku Zendaya po xhironte “Dune: Part Two”, për të qëndruar pranë partneres së tij.

Drama fantastiko-shkencore e bazuar në serinë e njohur të librave të Frank Herbertit pritet të publikohet në nëntor të vitit 2023. Emra të tjerë të njohur në kastin e filmit përfshijnë: Austin Butler dhe Florence Pugh.

Rikujtojmë gjithashtu se Zendaya ka reaguar së fundmi pas lajmeve se ajo është shtatzënë me të dashurin e saj Tom Holland, pasi shumë nga fansat e saj u mashtruan nga një shaka e fundit në TikTok. Nëpërmjet një postimi në Instastory, pak pasi emri i saj u bë trend në rrjete sociale, bukuroshja shkroi se:

“Shikoni tani, kjo është arsyeja pse unë qëndroj jashtë Twitter-it. Thjesht sajohen gjëra pa arsye… çdo javë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA