“Sot nuk kemi kapacitete”, kreu i SPAK, Klodian Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet 01/07 14:59
Sesioni i ri parlamentar ka nisur dhe deputetët i janë rikthyer Kuvendit pasditen e kësaj të hëne, për të nisur një sezon të ngjeshur.
Para Kuvendit, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shfaq i buzëqeshur, teksa përshëndeste të pranishmit e tjerë me dorë. Ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua Kuvendit, teksa në krah kishte deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi.
Sikurse duket në fotografitë e shkrepura nga LSA, në seancën e parë prenare nuk munguan as ministrat e as kryeministri Edi Rama.
Ministrja Elisa Spiropali kishte veshur një kostum të bardhë, ndërsa Olta Xhaçka me të zeza, teksa të dyja ministret u shfaqën të kapura dorë për dore.
Top Channel