“Palasa”, dosja që çel sezonin e ri të Top Story/ Një tokë, dy pretendime dhe një vendim i shtetit. Kujt i përket prona dhe kush e humbi atë? 07/09 16:49
Sesioni i ri parlamentar ka nisur dhe deputetët i janë rikthyer Kuvendit pasditen e kësaj të hëne, për të nisur një sezon të ngjeshur.
Para Kuvendit, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shfaq i buzëqeshur, teksa përshëndeste të pranishmit e tjerë me dorë. Ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua Kuvendit, teksa në krah kishte deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi.
Sikurse duket në fotografitë e shkrepura nga LSA, në seancën e parë prenare nuk munguan as ministrat e as kryeministri Edi Rama.
Ministrja Elisa Spiropali kishte veshur një kostum të bardhë, ndërsa Olta Xhaçka me të zeza, teksa të dyja ministret u shfaqën të kapura dorë për dore.
Top Channel