Shkarkimi i trajnerit Goce Sedloski nuk reflektohet me rezultat pozitiv te skuadra e Shkupit.
Kampionët të fuqi Maqedonisë së Veriut u mposhtëm 2-0 nga Bregalnica Stip në transfertë, ku që nga minuta e 32-të ekipi nga Çairi luajti në inferioritet numerik për shkak të ndëshkimit të Adetunjit me karton të kuq. Ndërkohë për vendasit shënoi dy herë i njëjti autor, Gjorgjiev, në minutat 77’ dhe 85’.
Me fitoren e gjashtë radhazi Struga, që iu imponua 0-3 Akademija Pandevit. Të papërmbajtshëm struganët, që e zhbllokuan rezultatin në minutën e 32-të me Shabanin, për t’i dyfishuar shifrat në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 73-të me Ibraimin. Golin e rezultatit përfundimtar 0-3 e realizoi në minutën e fundit të kohës së rregullt Merjani.
Ndalet në barazim 1-1 Shkëndija e Tetovës në takimin e shtëpisë përballë Makedonija GP. Fillimisht shënuan miqtë me Voshan në minutën e 54-t, ndërsa për kuqezinjtë tetovarë realizoi Doriev (63’).
Në dy takimet e tjera FK Skopje fitoi 1-0 me Pobedan, ndërsa Sileks – Tikves përfundoi 3-2.
Top Channel