Fansat e muzikës mbushën qytetin e Rio de Zhaneros pas një periudhe gati tre vjeçare të mos zhvillimit të festivalit Rock in Rio, për shkak të pandemisë.

Fishekzjarret masive ndriçuan qiellin në shenjë feste.

“Jam shumë e lumtur, është një moment i paharrueshëm. është hera ime e parë dhe nuk kam ndjerë kurrë diçka kaq të veçantë në një festival, muzika, njerëzit, vendi, është çdo gjë shumë e bukur”, tha Ana Julia.

“Është hera e dytë që vij, por më pëlqen shumë. shfaqjet janë shumë të bukura, organizimi është shumë më mirë seç ishte herën tjetër që erdha, po e shijoj edhe më  shumë”, u shpreh Douglas França.

Emra të tillë si Justin Bieber, Dua Lipa dhe Coldplay janë mes artistëve të mëdhenj që do të ngjiten në skenë për të krijuar një performancë elektrizueze.

Rock in Rio,  festohet çdo dy vjet në Rio de Zhanero,  dhe  për herë të fundit u zhvillua në vitin 2019 dhe  më pas u  shty në 2021, për shkak të pandemisë.

Top Channel