Miqësoret e shtatorit, Scaloni nuk “kursen” Messin e Di Marian

04/09/2022 21:10

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar listën paraprake të përfaqësues bardhekaltër për dy miqësoret kundër Hondurasit dhe Xhamajkës të planifikuara në datat 23 dhe 28 shtator. Scaloni nuk ka “kursyer” (për t’i lënë pushim) emrat e rëndësishëm si Messi, Di Maria e Paulo Dybala, pa harruar Lautaron apo Otamendin.

Testet ndaj Hondurasit dhe Xhamajkës do t’i shërbejnë trajnerit argjentinas në hartimin e listës përfundimtare për Botërorin “Katar 2022”.

Lista paraprake e Scalonit:

Portierë: Armani (River Plate), Musso (Atalanta), Martinez (Aston Villa), Rulli (Villarreal).

Mbrojtës: Montiel (Sevilla), Molina (Atl.Madrid), Perez (Udinese), Pezzella (Betis), Medina (Lens), Romero (Tottenham), Martinez Quarta (Fiorentina), Otamendi (Benfica), Martinez L. (Man Utd), Tagliafico (Lyon).

Mesfushorët: Acuna (Sevilla), Paredes (Juventus), G. Rodriguez (Betis), E. Fernandez (Benfica), De Paul (Atl.Madrid), Palacios (B.Leverkusen), A. Gomez (Sevilla), Lo Celso (Villarreal), Mac Allister (Brighton).

Sulmues: Dybala (Roma), Messi (PSG), A. Correa (Atl.Madrid), J.Correa (Inter), Lautaro Martinez (Inter), N. Gonzalez (Fiorentina), J.Alvarez (Man City), Di Maria (Juventus), Thiago Almada (Atlanta).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA