Në Leshnicë, një skaj i largët i bashkisë së Finiqit jeta ka një tjetër ritëm.

Banorët e paktë që kanë ngelur në këtë zonë janë pothuajse të gjithë të moshuar. Ritmi i rrënimit të banesave është i dukshëm për shkak edhe të braktisjes dhe emigracionit mbi 30 vjeçar.

Në këtë zonë të Finiqit gjenden disa nga monumentet e rrallë të kultit si manastiri 400 vjeçar i Shën Thanasit një monument i tipit bazilikë i zbukuruar me afreskë të shek XVIII që u bë pjesë e fatkeqësisë së rrënimit në vitin 2017 me shembjen e kupolës qëndrore dhe gati 50% së strukturës së mureve.

Ngrehina e stabilizuar pas shembjes ka shfaqur probleme të reja të lidhura me lagështinë dhe mbrojtjen e afreskëve.

Kapela e vogël e Shën Gjergjit në Leshnicën e Sipërme një tjetër monument i rrallë model i një kishe familjare pikturuar që prej vitit 1525 sipas datimit mbi portën qëndrore është gjithashtu duke humbur pjesë të rëndësishme të pikturës murale.

Në të dy rastet megjithëse vihen re ndërhyrje stabilizuese të kryera rreth 5 vite më parë mirëmbajtja periodike lë për të dëshiruar ndërsa po kërcënohen me degradim objekte të trashëgimisë kulturore me një vlerë të jashtëzakonshme artistike, të traditës por edhe të rolit që kanë luajtur përgjatë shekujve si objekte, shpirtërore, edukimi dhe shkëmbimesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA