Aktori Timothée Chalamet shkaktoi një bujë në mediat sociale të premten teksa doli në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia në premierën e filmit të tij të ri romantik horror, ‘Bones & All’.

Aktori 26-vjeçar, i cili u bë i njohur pasi u nominua për çmimin Oscar për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në “Call Me by Your Name”, është i njohur për zgjedhjet e tij të pazakonta të garderobës.

Zgjedhja e së premtes rezultoi se nuk ishte e ndryshme pasi ylli la shikuesit të tronditur në një veshje të kuqe rubin pa shpinë. Timothée e kompletoi look-un e tij me një kravatë të kuqe, teksa pozoi me yjet Taylor Russell, Mark Rylance, Chloe Sevigny dhe Michael Stuhlbarg. Zgjedhja e veshjes së tij tërhoqi opinione të ndryshme në mediat sociale, ndërkohë, me një përdorues të Twitter-it që shkruante:

Timothée është një i preferuar në tapetin e kuq dhe një aktor i mrekullueshëm.

Një tjetër i entuziazmuar:

Kur je aq i lezetshëm sa Timothée Chalamet, mund të veshësh çfarë të duash, dhe gjithsesi të dukesh shumë më mirë se disa nga djemtë që e kritikojnë atë në Twitter!

Një i tretë komentoi:

Sinqerisht përsosmëri. Nuk e di se çfarë mund të dëshironi më shumë prej tij.

Një përdorues, i cili ishte më pak i impresionuar, ndërkohë deklaroi:

Më falni, por kjo pamje nuk i shkon aspak. Ai nuk është rehat në të, qëndrimi i tij i trupit i thotë të gjitha.

Një tjetër tha:

Ai duket se po përpiqet shumë./ Top Albania Radio

Top Channel