Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit.

Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Modelja dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina. Teksa Arbenita nuk na i kursen postimet me engjëllin e saj, disa orë më parë ka ndarë me ne një foto shumë të ëmbël, ku të dyja nënë e bijë shihen të veshura njësoj dhe duke fjetur në të njëjtin pozicion. Në foto Arbenita shkruan:

Si e ëma dhe e bija

Ashtu si thonë

Në modeling, Arbenita na ka treguar shpesh se angazhohet shpesh me projekte të reja, por duket se më i fundit është një sukses i vërtetë. Me anë të një Instastory të ripostuar nga një faqe e cila na tregon se modelja është pjesë si modele e një fushate që është pjesë e Netflix në një nga serialet e make up-it. Epo, të shohim një bukuroshe tonën në një platformë kaq gjigante është një krenari e madhe./ T0p Albania Radio

Top Channel