Në sheshin “Skënderbej” ka nisur puna për ngritjen e skenës ku do të performojë më datë 6 shtator, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Koncerti do të jetë falas për të gjithë ata qytetarë që duan të shohin nga afër këngëtaren teksa performon.

Për të hapur koncertin, në skene do të ngjiten edhe emra të njohur të muzikës shqiptare si Ronela Hajati dhe Kida. Në skenën tek sheshi “Skënderbej” gjithashtu do të jetë edhe këngëtarja Efi Gjika.

Koncerti do të startojë në orën 20:00, ndërsa mbledhja e qytetarëve do të nisë më herët. Entuziasmin për koncertin që është vetëm pak ditë larg, e ka shprehur edhe vet Rira Ora, kur njoftoi ardhjen e saj, për të dhuruar një mbrëmje plot emocione dhe muzikë të mirë. Hera e fundit që Rita Ora ka performuar në një skenë shqiptare ka qenë në vitin 2018 po në Tiranë.

Ftesa për të performuar është bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj në kuadër të Tiranës si kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022, por ky koncert përkon gjithashtu dhe me “Javën e kulturës  Britanike”, ku do të zhvillohen  një sërë aktivitetesh për 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Bashkuar.

Top Channel