Agjencia amerikane e hapësirës do të tentojë sot sërish lëshimin e raketës më të fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë.

Destinacioni i saj është Hëna. Përpjekja e parë për nisjen e misionit ambicioz dështoi për shkak të disa probleme teknike, të cilat tani thuhet se janë zgjidhur. Optimizmi mbizotëron tani në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida. “Ne jemi gati, te presim çdo të na sjellë dita”, u tha Mike Sarafin, kreu i misionit Artemis i NASA-s. Vizitorët kanë vërshuar në qytezë Titusville, në brigjet e Floridas me shpresën të shohin momentin e ngritjes së raketës në ajër e të dëgjojnë gjëmimin e motorëve të saj.

“Ne jetojmë 60 km në veri nga këtu, dhe erdhëm sa më shpejt që mundëm. Kemi mbërritur që në orën 1 të mëngjesit. Do të presim të shohim momentin e ngritjes së raketës. Po edhe nëse sërish nuk ndodh, nuk ka asnjë problem, për një orë jemi në shtëpi”, tha spektatori Roger Smith.

Drejtuesit e misionit thanë më herët se po ndryshonin procedurat e furnizimit me karburant. Një sensor difektoz gjithashtu mund të jetë bërë shkak për braktisjen e lëshimit të së hënës, vunë në dukje ata. Raketa 98 metra e lartë,  “Space Launch System” do të përpiqet të dërgojë një kapsulë hapësinore përreth Hënës e cila do të rikthehet në Tokë.

Askush nuk do të jetë në bord, përveç tre manekinëve të provës. Nëse del me sukses, kjo do të jetë kapsula e parë që do të fluturojë në Hënë që nga koha e programit të NASA-s, “Apollo”, 50 vjet më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA