“Do luftoj deri në fund”, Jane Fonda njofton prekjen nga sëmundja e rëndë!

03/09/2022 13:41

Një prej aktoreve ikonë të Hollivudit, Jane Fonda, ka vendosur të ndajë me publikun e gjerë dramën që po kalon në këto momente.

Ylli i kinemasë njoftoi se vuan nga sëmundja e kancerit dhe se po i  nënshtrohet kimioterapisë. Megjithatë, fituesja 84 vjecare e çmimit Oscar duket e vendosur të luftojë e të mos dorëzohet, ndërsa postimi i bërë prej saj në rrjetet sociale, përshkohej nga tone optimiste.

“Jam prekur nga limfoma jo-Hodgkiniane. Në fakt, është një lloj kanceri që mund të trajtohet. 80% e njerëzve i mbijetojnë, ndaj unë ndihem shumë me fat”, është shprehur Fonda.

Jam gjithashtu me fat, vazhdoi ajo, se kam sigurim shëndetësor dhe akses tek mjekët e trajtimet më të mira. Është e dhimbshme, megjithatë ndihem e privilegjuar. Ylli hollivudian rrëfeu se do t’i vazhdojë për 6 muaj seancat e kimioterapisë, ndërsa shtoi se nuk do të lejojë që kjo situatë të ndikojë tek aktivizmi i saj për klimën. Limfoma jo-Hodgkiniane është një lloj kanceri që e ka fillesën në sistemin limfatik të trupit.

Aktorja e famshme e pati debutin e saj në 1960-tën, dhe shumë shpejt shkëlqeu me filma si Barbarella dhe Nine to Five, ndërsa performanca e saj më e fundit ishte në serialin e Netflix-it, Grace and Frankie.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA