Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i pranishëm në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Beograd, shpreson që kjo nismë të përshpejtojë integrimin europian të rajonit, ndërsa thekson se “Turqia është Ballkan”.

Është koha të marrim fatin tonë në duart tona, tha Çavusoglu.

“Përgjatë historisë, Ballkani ka qenë i hapur ndaj ndikimeve të ndryshme, për shkak të gjeografisë. Është koha të marrim fatin tonë në duart tona. Nisma kërkon një qasje të lirë në tregun e punë, shkëmbimi i studentëve, njohja e kualifikimeve akademike, që mund të trajtojë dhe problemin e rrjedhjes së trurit që ka Balkani.

BE është kthyer në vështrimin së brendshmi, dhe interesat politike kanë marrë peng zgjerimin. Është dramatike që një luftë në Europë i kujtoi për rëndësinë e zgjerimit. Nuk dua të flas se si anëtarësimi i Turqisë është politizuar për interesa të ngushta.

Shpresoj se më shumë vende do i bashkohen Ballkanit të Hapur. Shpresojmë që nisma e Ballkanit të Hapur të përshpejtojë integrimin europian të rajonit. Ka dy sfida që mbeten, kriza politike në Bosnjë Hercegovinë, Erdogan do ta vizitojë vendin javën që vjen.

Së dyti, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Tregon që duhet të kemi në vend të para interesat e përbashkëta.

Disa mund të mendojnë që Turqia është aktor i jashtëm, por kjo është e gabuar, tha ai.

“Turqia është Ballkan dhe ne jemi krenarë për këtë. Ballkani duhet të marrë në kontroll fatin e tij. I uroj nismës çdo sukses, faleminderit për ftesën tuaj”.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski do të nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë ushqimore, një plan veprimi  për emergjencat civile, memorandum bashkëpunimi për minierat dhe energjinë.

Të pranishëm në samitin e “Open Balkan” janë dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Çavusoglu u ndal te siguria ushqimore dhe e energjisë, që është cenuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Nuk ka zgjidhje tjetër përveç solidaritetit. Jemi përpjekur të ndihmojmë fqinjët tanë të Ballkanit”, tha ministri i Jashtëm turk ndërsa vlerësoi marrëveshjet që do të firmosen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA