Studimi: Vetëm 2 minuta ecje pas ngrënies mund të ndihmojë në stabilizimin e sheqerin në gjak

02/09/2022 19:08

Për shekuj me radhë, njerëzit në Mesdhe ngriheshin pas vakteve të gjata e të qeta dhe bënin një shëtitje. Ecja është aq shumë pjesë e asaj stili jete saqë është renditur si bazë e dietës së shëndetshme mesdhetare.

Kjo mund të jetë një nga arsyet pse studimet kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun për diabetin, kolesterolin e lartë, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe disa lloje kanceri, duke forcuar kockat, duke përmirësuar shëndetin e trurit, duke shmangur depresionin dhe duke ndihmuar me humbjen e peshës.

CNN shkruan se tani mund të shtoni një arsye tjetër për të bërë një shëtitje pas vaktit, është ajo e mundësisë për të ulur sheqerin në gjak.

Ecja dy deri në pesë minuta pas një vakti mund të bëjë ndryshimin, sipas një studimi të vitit 2022 në revistën ‘Sports Medicine’.

“Lëvizja në këmbë gjatë gjithë ditës dhe pas ngrënies reduktuan glukozën mesatarisht me 9.51% në krahasim me qëndrimin ulur për një kohë të gjatë”, sipas studimit.

Qëndrimi në këmbë është i mirë, por ecja është më mirë:

Meta-analiza, e publikuar në shkurt, analizoi shtatë studime që krahasonin ndikimin e qëndrimit ulur, në këmbë dhe ecjes në nivelet e insulinës e sheqerit në gjak.

Njerëzit në studim iu kërkua ose të qëndronin në këmbë ose të ecnin për dy deri në pesë minuta çdo 20 deri në 30 minuta gjatë një dite të plotë.

Megjithatë, nëse njerëzit bënin një shëtitje të shkurtër pasi kishin ngrënë, nivelet e sheqerit në gjak rriteshin dhe uleshin më gradualisht, ndërsa nivelet e insulinës ishin më të qëndrueshme.

Studimet kanë treguar se nivelet e sheqerit në gjak do të rriten brenda 60 deri në 90 minuta pas ngrënies, kështu që është më mirë të lëvizni shpejt pasi të keni mbaruar një vakt.

Si ndihmon lëvizja?

Muskujt kanë nevojë për glukozë për të funksionuar, kështu që lëvizja ndihmon në pastrimin e sheqernave nga qarkullimi i gjakut. Kjo është arsyeja pse shumë vrapues mbështeten në ngarkimin e karbohidrateve përpara një maratonë ose gare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA