Lajm i mirë për Lazion por edhe për kombëtaren, rikuperohet Hysaj

02/09/2022 22:42

Lazion e pret një ndeshje delikate në stadiumin Olimpico teksa luan në shtëpi ndaj Napolit.

Për këtë sfidë, trajneri Mauricio Sarri ka marrë edhe një lajm të mirë duke qenë se organika do të plotësohet me rikthimin e Elseid Hysaj.

SuperSport shkruan se lojtari shkodran mungoi në javën e kaluar ndaj Sampdorias për shkak të një dëmtimi, megjithatë tashmë e ka hedhur pas krahëve shqetësimin fizik dhe rikthehet i gatshëm për ekipin kryeqytetas, në një ndeshje speciale pasi Hysaj do të përballet me Napolin, ish-skuadrën e tij për shumë vite.

Ndërkohë, rikthimi në gatishmëri i Hysajt është edhe një lajm i mirë për kombëtaren duke qenë se kuqezinjtë kanë dy impenjimet e Ligës së Kombeve (Izrael, Islandë) në fundin e muajit shtator dhe mbrojtja duket në vështirësi pas dëmtimit të Gjimshtit dhe Kumbullës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA