Armando Broja rinovon kontratën me Chelsean deri në vitin 2028-të.
Sulmuesi i kombëtares që në këtë muaj do të mbushë 21-vjeç, merr edhe njëherë besimin e gjigandëve të Anglisë teksa pritet që në këtë sezon t’i besohen minuta të rëndësishme në elitën angleze. Vetë Broja është shprehur tejet i lumtur për rinovimin ndërsa në fjalët e para theksoi se është një ndjenjë fantastike për të dhe familjen e tij.
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë ndjesi, është klubi që kam ëndërruar të luaj për të gjithë karrierën time. Është klubi që unë mbështes dhe që dashuroj, këtu kam qenë që fëmijë dhe jam rritur. Është një ndjesi e papërshkrueshme për mua dhe familjen time.
Është një ëndërr e bërë realitet, është fantastike çdo minutë që zbres në fushë sepse bëhet fjalë për një nga klubet më të mëdha të botës. Këtu ka gjithnjë konkurrencë dhe të gjithë kërkojnë të luajnë ndaj jam i lumtur që jam pjesë e Chelsea. Shpresoj të luaj sa më shumë ndeshje dhetë jem pjesë e sukseseve të skuadrës”, u shpreh Broja.
Ndërkaq, pronari i Chelseat, Todd Boehly theksoi se Broja është pjesë e projektit të së ardhmes. “Jemi shumë të lëmutur që Armando i ka përkushtuar të ardhmen Chelseat, është një sulmues i ri shumë emocionues. Është pjesë e projektit tonës të së ardhmes”, përfundoi Bohely.
Top Channel