Marina e Iranit në Detin e Kuq raportohet se ka kapur dy dronë detarë zbulimi të marinës së SHBA dhe i mbajti për rreth 4 orë, para se t’i lëshonte përsëri.
Mediat amerikane njoftonin se incidenti ndodhi në zonën ujore ndërkombëtare larg ujërave territoriale të Iranit.
SHBA tha se marina iraniane kishte ngritur dronët në luftanijet e tyre por pas afrimit të dy luftanijeve të SHBA që ishin afër në zonë dhe komunikimeve me palën iraniane, kjo e fundit pranoi lëshimin e dronëve.
Mjetet zbuluese të telekomanduara ishim mbajtur rreth katër orë para se të lëshoheshin mëngjesin e të premtes.
Mediat iraniane thonin se flota e tyre në Detin e Kuq me luftanijen Jamaran, gjatë inspektimit “për të ruajtur sigurinë e transportit detar, luftuar piraterinë dhe terrorizmin detar”, hasi disa mjete të vogla për mbledhje të dhënash, të braktisur në rrugët zyrtare të transportit, dhe veproi me qëllim parandalimin e aksidenteve”.
Zhvillimi vjen teksa në fillim të javës një tjetër luftanije iraniane kishte tentuar pa sukses të kapte një dron detar amerikan “Saildrone” në Gjirin Persik, shkruan rrjeti NBCNNews.com.
Rreth orës lokale 23.00 luftanija Shahid Baziar kishte kapur një mjet lundues pa pilot në zonën ku patrullonte Flota V e SHBA.
Më pas luftanija amerikane Thunderbolt kishte pikasur Shahid Baziar duke tërhequr dronin dhe i kërkoi disa herë lirimin e mjetit, thanë zyrtarë amerikanë të mbrojtjes.
Iranianët nuk ishin përgjigjur dhe luftanija SHBA dërgoi një barkë për të prerë kavot tërheqëse.
Rrjedhimisht droni amerikan ishte liruar por mediat iraniane thonin se historia e kapjes së dronëve zbulues të SHBA ishte një sajesë e stilit Hollywood-jan nga marina e SHBA.
Top Channel