Iker Casillas në marrëdhënie me gruan e futbollistit të vetëvrarë, portieri spanjoll mohon mediat (fotot)

02/09/2022 16:34

Mediat spanjolle rozë flasin së fundmi për një lidhje të mundshme romantike mes ish-portretit legjendar të Spanjës Iker Casillas (41 vjeç) dhe María José Camacho (43 vjeçe e veja e ish-portierit të Barcelonës Francesc Arnau.

Casillas ka mohuar zhurmat.

Pas disa momenteve të vështira, si ataku kardiak i papritur në 2020 dhe ndarjen me partneren e tij te vjeter Sara Carbonero, ish-portieri i Realit dhe Portos duhet se po shijon sërish jetën.

Gazeta spanjolle Hola tha se 41-vjeçari ka tre muaj në lidhje me Maria Jose Camacho, ish-bashkëshorti i së cilës, Frances Arnau, ish-portier i Barcelonës, kreu vetëvrasje ne maj në moshën 46-vjeçare.

Në fotot e publikuara shihet qëndrim i relaksuar i dyshes (në një prej tyre María José duket se puth shpatulën e Iker), që dalin me barkë në Sotogrande gjatë një udhëtimi në Marbella.

Vetë María José ka postuar në Instagram disa foto të udhëtimit por shoqëruesi i saj nuk duket gjëkundi. Ajo gjithashtu ka mohuar zhurmat për lidhjen mes tyre.

Edhe Camacho eshte ish-futbolliste dhe ka shkëlqyer në futbollin e femrave që në moshë të re. Në moshën 17-vjeçare ajo nënshkroi për Terrasa dhe vetëm pak vite më vonë iu bashkua ekipit të femrave të Barcelonës, ku u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, dhe më pas luajti për Malagën.

Casillas mbrojti portën për Real Madridin për 16 vjet dhe bëri më shumë se 500 paraqitje, dhe në vitin 2015 u transferua në Porto, ku përfundoi karrierën e tij në gusht 2020 pasi pësoi një atak në zemër.

FOTO GALERI
2/3
Gazeta spanjolle tha se 41-vjeçari ka tre muaj në lidhje me Maria Jose Camacho

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA