Guardiola i lumtur për Akanjin: Tani ka konkurrencë, nuk shtyhej vetëm me dy mbrojtës!

02/09/2022 20:05

Manchester City luan të shtunën në transfertë ndaj Aston Villa-s teksa trajneri Pep Guardiola në konferencë i është gëzuar transferimit të mbrojtësit Manuel Akanji nga Borussia Dortmund.

Tekniku spanjoll theksoi se skuadrën e pret një periudhë e ngjeshur me shumë ndeshje dhe në këtë formë, nuk mund ta përballonte këtë pjesë të sezonit vetëm me dy mbrojtës në dispozicion.

SuperSport shkruan se Guardiola nuk i shmangu elozhet për Akanjin duke e cilësuar si një mbrojtës me shumë eksperiencë dhe që luan mirë me topin.

“Nuk mund ta kalonim këtë periudhë të sezonit me vetëm dy mbrojtës në dispozicion, patëm mundësinë për të transferuar një lojtar me shumë eksperiencë dhe që kishte vetëm një vit të mbetur në kontratë. Akanji ka fituar shumë eksperiencë me Dortmundin në Bundesligë, po ashtu edhe me kombëtaren zviceriane.

Ai ka gjithçka na duhet, shpejtësi dhe është i mirë në ndërtimin e lojës. Këtë e dallova kur u përballem me Borussia Dortmund, jam vërtet shumë i lumtur që Akanji është këtu dhe tani kemi konkurrencë për rolin e qendërmbrojtësit në skuadër”, u shpreh Guardiola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA