Këngëtari legjendar Michael Jackson u nda nga jeta në qershor të vitit 2009 për shkak të një mbidoze droge.

Mjeku i tij Conrad Murray u dënua me vdekje. Jackson përdori 19 karta identiteti false për të marrë drogë. Kjo u zbulua nga New York Post duke cituar dokumentarin e ri “TMZ Investigates: Who Really Killed Michael Jackson”, që pritet të dalë në shtator.

Jackson u gjet i vdekur në rezidencën e tij në Los Anxhelos në qershor të 2009-ës. Vdekja u shkaktua nga një mbidozë e disa ilaçeve dhe çështja u mbyll si vrasje dhe mjeku i tij, Conrad Murray, u konsiderua përgjegjës për vdekjen e tij.

Top Albania Radio shkruan se Murray u dënua me katër vjet burg. Edhe pse mjeku ishte përgjegjës kryesor, sipas dëshmive në dokumentar, abuzimi me drogën i yllit të popit ishte i mundur falë disa mjekëve. Orlando Martinez, detektivi i LAPD-së i caktuar në këtë rast tha se:

“Rrethanat që çuan në vdekjen e tij janë rezultat i disa mjekëve që e lejuan atë të diktonte kushtet e tij, të merrte ilaçet që donte, kur dhe ku donte. Të gjitha janë arsyeja që ai vdiq”.

Sipas Ed Winter, mjek i kontesë së Los Anxhelosit, Jackson kishte krijuar 19 identitete të rreme. Kirurgu plastik Harry Glassman, deklaroi se këngëtari shkonte te disa mjekë për të blerë ilaçe dhe qetësues. Sipas tij, Michael është përgjegjës për vdekjen e tij, por sigurisht mori shumë ndihmë nga komuniteti mjekësor.

Rikujtojmë, se tre këngë të ish-mbretit të pop-it janë hequr nga shërbimet e transmetimit, pas pretendimeve të vazhdueshme se ato përmbajnë vokal të falsifikuar.

“Monster”, “Keep Your Head Up” dhe “Breaking News” të gjitha të paraqitura në albumin e përpiluar pas vdekjes së Jackson. Që atëherë këngët kanë qenë objekt i një çështjeje gjyqësore të ngritur nga një fans, i cili pretendon se vokali është nga një këngëtar tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA