Mbërrin një grup me turistë gjermanë në portin e Durrësit, vizitojnë pikat turistike të vendit

31/08/2022 17:19

Një grup me turistë gjermanë kanë mbërritur ditën e sotme në portin detar të Durrësit.

Anija turistike ndaloi të mërkurën në portin detar të Durrësit, si pjesë e turit nëpër Mesdhe të turistëve të saj. Pas mbërritjes në Durrës, turistët gjermanë, me autobusat e agjencisë pritëse, vizituan monumente të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore në Durrës e në Krujë, ndërsa shijuan edhe kuzhinën shqiptare. Një tjetër ndalesë e tyre ishte dhe Tirana.

E ndërtuar në vitin 1963, anija turistike që lundron me flamur të Panamasë, do të largohet në mbrëmje nga porti i Durrësit. Më parë, anija kishte ndaluar edhe në portin e Sarandës. Pas ndalesës në portet shqiptare anija do të vijojë lundrimin drejt portit të Kotorrit në Malin e Zi.

Këtë vit numri i anijeve turistike që e kanë përfshirë Shqipërinë në itenerarin e tureve të tyre nëpër Mesdhe ka qenë i ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA