Taylor Swift rrëmbeu çmimin më të madh të mbrëmjes në mbrëmjen e përvitëshme të Video Music Awards.

Trofenë ia solli klipi i saj, “All Too Well”. Gjatë fjalimit të falenderimit për vlerësimin që iu bë, këngëtarja e njohur, që tërhoqi vëmendjen edhe me fustanin plot me kristale, njoftoi se në muajin tetor, do të publikojë albumin e saj të ri.

“Jam shumë e nderuar të vlerësohem nga artistë e regjizorë kaq të jashtëzakonshëm në këtë kategori. Dua ta theksoj këtë, sepse u preka shumë, por kjo është hera e parë në historinë e MVA-së që katër nga regjisorët e caktuar në kategorinë e “Videos së Vitit”, janë femra. Kym und të jetë ndoshta edhe një moment i mirë për të njoftuar daljen e albumit tim të ri në 21 tetor”, tha Taylor Swift, këngëtare.

Bad Bunny, Harry Styles dhe Dove Cameron ishin disa emra të tjerë të njohur që dolën me çmime nga ceremonia.

Sukses shënuan në MTV Video Music Awards edhe grupi Maneskin. Ata fituan çmimin Alternativa më e Mirë për këngën I Wanna Be Your Slave, duke u bërë grupi i parë italian në histori që merr një çmim në këtë event.

Top Channel