Courtney Clenney doli para gjyqit në Florida e akuzuar për vrasjen me thikë të të dashurit të saj Christian ‘Toby’ Obumseli.
Clenney, e njohur edhe si Courtney Tailor në rrjetet sociale ku ka miliona ndjekës, akuzohet se ka vrarë partnerin e saj pas një grindjeje shtëpiake në apartamentin e tyre të luksit më 3 prill.
Pas hetimeve Clenney ishte arrestuar më 10 gusht dhe u ekstradua nga Hawaii drejt Florida për të dalë para gjyqit.
Policia konfirmoi arrestimin e saj në një deklaratë: “Policia e Hawaii ndihmoi në arrestimin e Clenney. Ajo u arrestua pas mandatit të lëshuar nga policia e Miami-Dade, Florida, për vrasje të gradës së dytë me një armë fatale”.
Avokati i Clenney, Frank Prieto shtonte për arrestin: “Jam i shokuar për mohimin e lirisë me kusht pasi ne po bashkëpunojmë me hetimet dhe ajo kishte ofruar vetë të dorëzohej.”
Avokati tha se Clenney kishte vepruar për vetëmbrojtje, por familjarët e Obumseli besojnë se kjo nuk ështe e vërtetë.
Avokati i familjes së viktimës Larry Handfield, tha për rrjetin TMZ kërkon dënim me burgim të përjetshëm për autoren.
Handfield kritikonte më herët trajtimin e çështjes nga policia duke thënë se ata influencoheshin nga ‘flokët biondë dhe sytë blu të Clenney’.
This is video of a previous encounter between murder suspect Courtney Clenney and her now deceased boyfriend. The 2/21/22 incident shows her attacking him in an elevator before he pushed her away. @wsvn pic.twitter.com/Dt3B0rX9Vq
— Sheldon Fox-7 News (@fox_sheldon) August 11, 2022
Pas deklaratës së avokatit u publikuan pamjet e kamerave ku Clenney përleshej me Obumseli në një ashensor.
Video e publikuar një javë më parë ishte xhiruar në shkurt, dhe në të duket Clenney që godet butonat e ashensorit dhe më pas godet Obumseli.
Ai përpiqet të shmanget dhe e shtyn prapa, teksa ajo vijon ta godasë në kokë.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel