Pas marrëveshjes së 27 gushtit, qarkullimi i qytetarëve mes Serbisë dhe Kosovës do të lehtësohet, meqë palët u dakorduan të njohin dokumentet identifikuese të lëshuara nga institucionet e njëra-tjetrës. 

“Kjo marrëveshje do të fillojë së zbatuari më një shtator. Kësisoj të gjithë qytetarët që kanë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Kosovës nuk do të pajisen me fletdeklarim për të hequr dorë nga ato dokumente pas hyrjes në territorin e Serbisë”.

Qytetarët thonë që kjo e ulë kohën e pritjeve nëpër pikat kufitare me Serbinë.

Megjithatë alarmante dhe problematike shihet zëvendësimi i targave ilegale me ato të Republikës së Kosovës, vendim që do të fillojë së zbatuari po ashtu nga një shtatori.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se kjo nënkupton që Albin Kurti dëshiron konflikt të vazhdueshëm.

Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare synon që edhe për targat të gjejë një zgjidhje. E kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar për të diskutuar për këtë çështje krerët e partive opozitare, LDK, AAK-së dhe PDK-së.

Për një periudhë një mujore të gjithë qytetarët që kanë në pronësi vetura me targat ilegale KM duhet të bëjnë regjistrimin pranë institucioneve të republikës së Kosovës, derisa në tetor skadon edhe masa e reciprocitetit me letra ngjitëse në simbolet shtetërore të të dyja vendeve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA