Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

E në bisedat ‘online’ që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t’ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale. Për sa i përket kësaj të fundit teksa është pyetur nëse do të ketë një tjetër projekt televiziv përpos ‘Portokallisë’, bukuroshja është përgjigjur kështu:

Jo, gjasat janë shumë të mëdha që këtë sezon do jem e angazhuar vetëm me ‘Portokallinë në televizion, sepse përtej kamerave kemi marrë një iniciativë bashkë me miqtë e mi që është në funksion të njerëzve që kërkon shumë energji, shumë përkushtim, do ta ndajmë gjithë rrugëtimin me ju.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra.

Ashtu si ka bërë edhe pak ditë më parë, ku ka ndarë me ne një pusullë kaq romantike që na tregon sa shumë kujdeset Françesko për të. Por dhe reagimi i bukuroshes na shkriu zemrën’, pasi e cilësoi partnerin e saj si më të mirin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA