E mbani mend humbjen e fundit të Milan? Ja rekordi që vendos skuadra e Pioli-t

29/08/2022 09:34

Milan ka nisur misionin për të mbrojtur titullin kampion, me “kuqezinjtë” që në tre javët e para kanë grumbulluar shtatë pikë.

19 herë kampionët e Italisë pas fundjavës dhe suksesit përballë Bologna-s e kanë çuar në 19 numrin e ndeshjeve pa humbje në kampionat që është ecuria më e gjatë në pesë kampionatet më të forta të kontinentit.

Humbja e fundit e “kuqezinjëve” daton më 17 janar, në “San Siro” përballë Spezia me rezultatin 1-2 dhe nga ai takim, Milan numëron 13 fitore dhe 6 barazime./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA