Dy luftanijet amerikane lundruan në ujërat ndërkombëtare të Tajvanit, Kina “zbret në fushë” ushtarët mongolë

29/08/2022 13:27

Një ditë pasi dy luftanije të marinës amerikane kanë lundruar nëpër ujërat ndërkombëtare në ngushticën e Tajvanit, Kina u shpreh se është gati për të mposhtur çdo provokim.

Demonstrimin e forcës ndërkohë, nuk e bëri në territorin e saj, por në atë rus.

Trupa kineze e mongole iu bashkuan stërvitjeve ushtarake në lindje të Rusisë. Pamjet e manovrave të pagëzuara si  ‘Vostok-2022’, i transmetoi ministria ruse e mbrojtjes.

Disa javë më parë, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin, zyrtarja e zgjedhur e rangut me të lartë amerikan që mbërrinte atje.

Vizita e saj zemëroi Kinën, e cila e pa atë si një përpjekje të SHBA-së për të ndërhyrë në punët e saj të brendshme.

Pekini e konsideron Tajvanin si një province të shkëputur të saj, e cila do të aneksohet me forcë nëse është e nevojshme. Duke konfirmuar operacionin e saj të fundit, marina amerikane tha se kryqëzorët Chancellorsville dhe Antietam kishin “kaluar nëpër një korridor në ngushticën që është përtej detit territorial të çdo shteti bregdetar”, duke shtuar se “ky operacion” demonstron përkushtimin e Amerikës për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, dhe ushtria amerikane vepron kudo ku e lejon ligji ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA