Ndarja e Gerard Pique me Shakira-n dhe lidhja e re e futbollistit me Clara Chia Marti, është shndërruar në një telenovelë të kësaj vere.

Partnerja aktuale e spanjollit thuhet të ketë arritur për një kohë të shkurtër diçka që këngëtarja nuk e kishte arritur në 12 vitet e lidhjes së tyre.

Sipas ‘Ya es mediodia’, 23-vjeçarja ka hyrë në rrethet e ngushta të qendërmbrojtësit, gjë që Shakira nuk e kishte bërë kurrë.

Top Albania Radio shkruan se sipas emisionit ‘Telecinco’, 45-vjeçarja asnjëherë nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me familjen dhe miqtë e Pique.

Karakteri më i qetë i Chia-s besohet të ketë qenë vendimtar në krijimin e raporteve të mira me personat e afërt të të dashurit të saj.

Burimet thonë se Shakira e kishte pasur nofkën “shefja” për shkak të karakterit të saj të keq në raport me miqtë e ish-bashkëshortit.

Për më shumë, ajo asnjëherë nuk ishte përzier me miqtë e vjetër të ish-partnerit e as me bashkëshortet e tyre.

Pasi ish partneri i saj, Gerard Pique u pa së fundmi duke u puthur me të dashurën e tij të re në publik, thuhet se Shakira është takuar me një psikolog pas ndarjes së tyre.

Jordi Martin tha për median ‘RCN Mundo’ se këngëtarja ka mbetur e “shkatërruar” nga ndarja.

Martin deklaroi se e ka ndjekur çiftin që në fillimet e lidhjes së tyre, që do të thotë se i njeh ata më mirë se të tjerët.

Ai shtoi gjithashtu se “në fillim ishte një lidhje shumë e bukur, shumë intensive. Mes tyre kishte shumë pasion, por ndarja ka qenë shumë e dhimbshme për Shakira-n”. Martin shtoi se Pique ka qenë në lidhje me Clara Chia Marti, një 23-vjeçare, që nga shkurti.

Top Channel