Xavi Hernandez ndihet me fat që ka në dispozicion një sulmues si Robert Lewandowski. I kënaqur për suksesin e arritur përballë Valladollidit, trajneri i Barcelonës gjithsesi pranoi se Barça duhet të përmirësohet në disa aspekte te lojës.
“Loja nuk ishte perfekte. Kemi ende shumë rrugë për të bërë. 40 minutat e para kanë qenë shumë të mira. Pjesën e dytë e nisëm mirë, por gjithmonë ka gjëra për të përmirësuar. Mund të ndëshkoheshim në disa raste. Nuk ka vend për t’u çlodhur, por ne jemi të lumtur. Tifozët ishin të përkushtuar”.
Rastet e humbura nga kundërshtari: “Në minutat e fundit, gjithçka mund të shkonte dëm. Linja mbrojtëse mund të përmirësohet. Ne humbasim shumë topa të panevojshëm, duhet të jemi të durueshëm, megjithatë loja ishte e jashtëzakonshme, shumë e mirë…”.
Lewandowski, dy gola: “Nuk janë vetëm golat, koha perfekte për të marrë topin, lëvizjet e tij, si e mbron topin… Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një lider natyral. Është e mrekullueshme ta kesh në skuadër, një bekim. Është një punëtor i zellshëm, punon për ekipin dhe ndihmon stafin stërvitor. Ai bën diferencën.”
Top Channel