24/11 22:56
Të paktën pesë persona humbën jetën sot dhe 38 u plagosën kur një autobus turistik doli sot nga rruga dhe u përmbys në provincën turke Bursa, në veriperëndim të vendit.
Në mesin e viktimave është edhe vetë shoferi i autobusit.
Autobusi turistik po shkonte nga provinca Kutahya në komunën Mudanya në Bursa. Ai doli jashtë rrugës duke u përmbysur ku rrëshqiti 20 metra, u përplas me një pemë dhe pastaj u ndalua.
Nuk dihet ende nëse në autobus ka pasur shtetas të huaj.
Top Channel