
PSV vijon të marrë vetëm fitore në Eredivisie, ndërsa në të tretën ndeshje radhazi ka marrë pikët e plota. Skuadra e Van Nistelrooy fitoi thellë me rezultatin 1-6 në transfertën me Excelsior.
Në një ndeshje që u dominua e gjitha nga miqtë, goli i parë u shënua që në minutën e 2’, me Veerman që i dhuroi avantazhin ekipit të tij. Më pas në minutën e 29 dhe në minutën e 45’ Sangare do të realizonte dopietë, në të dyja rastet me asist nga Gakpo.
Pjesa e dytë do të sillte po ashtu seri golash. Simons shënoi golin e katërt për PSV-në në minutën e 55’, teksa katër minuta më pas Gakpo do të realizonte golin e pestë për ekipin e tij.
Vendasit tentuan të reagonin dhe goditën portën e Benitez në minutën e 74’, me Horemans. Ndërsa në fund Simons do të vuloste rezultatin e kësaj përballjeje, duke realizuar golin e dytë personal dhe të gjashtin për PSV-në në minutën e 84’.
Top Channel