Velipoja ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit fale imazheve fantastike të skulpturave në rërë sjell nga festivali i parë i skulpturave në rërë që zhvillohet në Shqipëri, LAS Festival.
Të shtunën në mbrëmje ka qenë edhe përmbyllja e këtij eventi unik në plazhin e Velipojës.
Organizatorja e këtij festivali Beskida Kraja në prezantimin para të pranishmëve ka rrëfyer atë që e nxiti të bëjë një festival të tillë dhe promovimin që ky event i bën Velipojës.
E pranishme në këtë event ka qenë edhe Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali e cila në fjalë ne saj vlerësoi jo vetëm Beskidën, por të gjithë ato të cilët bënë të mundur një festival të tillë, event që e rëndit Velipojën krah plazheve botërore.
Prefektja e Qarkut të Shkodrës Majlinda Angoni, garantoi të gjithë artistët se mbështetja për ta do të jetë e pakursyer në të ardhmen.
Fitues i edicionit të parë të këtij festivali, është shpallur artisti nga Kroacia me mozaikun unik të bërë në rërë në grykëderdhjen e Bunës.
Land & Sand Festival, e bëri Velipojën dhe imazhet e saj kryefjalë të turizmit në Shqipëri duke tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.
Ndërkohë që sheshi ku u mbajt ky festival në Velipojë u kthyer në një shesh festiv duke nisur nga më të vegjlit tek artistet me famë botërore
Top Channel