U arrestua për tjetërsim toke shtetërore, çfarë iu gjet në banesë drejtorit të Spitalit të Fierit, nga zarfet plot me para të kyçura nëpër sirtarë te fishekët Ina Nanaj, vajza ka Tirana ka ngritur fermen e parë në Shqipëri hidroponike me mikrofiliza. E veçanta e kësaj ferme është se bima rritet vetëm më ujë, pasi të gjithë vlerat ushqyese i ka vetë fara e bimës. Po çfarë është kjo bimë e vogël ?
“Mikrot janë filiza perime, fruta ose lule të shëndetshme.”- tha fermerja Ina Nanaj
Me bimët e vogla, që kanë vlera të mëdha ushqimore Ina u njoh në Hollandë, 7 vite ajo hodhi në treg mikrot, por në atë kohë konsumatori shqiptarë duket se nuk ishte ende gati për të përgatitur ushqimin me bimët e vogla. Sipas Inës, qe pandemia ajo që u mësoi njerëzve rëndësinë e ushqimit cilësor, pasi ne jemi çfarë hamë.
“Në kohën e pandemisë duke parë vemendjne e të gjithë konsumatorëve menduam pse jo mikrot edhe njëherë, sepse mikrofilazat janë janë kategori superfurt të shëndetshme.“- tha fermerja Ina Nanaj
Klientët e bimëve mikro janë nga konsumatori i thjeshtë e deri tek shefat e kuzhinës të restoranteve më të shtrenjta në vend. Për të rritur një bimë mikro nuk kërkon shumë kohë, ky është avantazhi që konsumatori të marrë gjithnjë produktin e freskët.
“Mikrot janë bimë të vogla. Disa nga mikrofilzat jetën e tyre e kanë vetëm 5 ditë, pra kanë nevojë të mbinë për dy ditë dhe bëhen gati për 5 ditë. Por disa të tjera kanë nevojë edhe për 50 ditë. Mbartin të gjithë potencën që ka një farë dhe e shfaqin të gjithë vlerën ushqyese të një fare të një bime në një mikro të vogël.”- tha tha fermerja Ina Nanaj
Në këtë fermë Ina kultivon 36 lloje të ndryshme bimësh mikro.
” Këtu jemi tek mikro e borzilokut. Kjo mikro ka vlerën e 10 herë më shumë të njëjtës gramaturë se borziloku tjetër. Këtu kemi mirkon e sorelit që bën pjesë tek familja e spinaqit dhe është shumë e pasur me vitaminë e. ”
Nëse këto mikrofiliza do të ishin në mbjellë në tokë, ato do zinin një sipërfaqe prej 4 hektarësh.
” Këtu jemi në nje sistem vertikal, hidroponik dhe pse ndoshta nuk e shikoni me sy të lirë, poshtë kemi qarkullimin e ujit me të cilën rrite bima dhe këtu nuk kemi as pesticide, as plehra kime pra kemi një bimë të pastër. “
Bimët e saj të vogla Ina I quan magjike për shëndetin e njeriut, nëse interesi për mikrot rritet Ina thotë se është gati për celur pikën e dytë të prodhimit të mikrofilizave qofshin ato perime apo fruta.
Top Channel