Pas pandemisë, më shumë turq duan të udhëtojnë përsëri në Evropën Perëndimore. Por vetëm disa marrin vizë. Cilat janë problemet e tyre me vizat?

Shtëpia në Holandë për pushime ishte e prenotuar, frigoriferi në shtëpi në Gelsenkirchen ishte plot, madje ishte porositur edhe birra e preferuar e motrës dhe kunatit. Sepse në vend të një udhëtimi në Turqi, mësuesja Yagmur Aslan kishte ftuar motrën Adalet dhe bashkëshortin e saj Arifin në shtëpinë e saj këtë verë për shkak të shtatzënisë. “Ne ishim jashtëzakonisht të lumtur që do vinin”, thotë ajo.

Ndaj zhgënjimi ishte edhe më i madh kur Yagmur Aslan zbuloi se motra dhe kunati i saj nuk mund të merrnin vizë për udhëtim. Në njoftimin e refuzimit, departamenti i vizave i ambasadës gjermane në Ankara shkruante: “Ka dyshime të arsyeshme se nuk do të largoheni nga territori i shteteve anëtare përpara skadimit të vizës”.

“Marrëzi!” thotë Yagmur Aslan. “Adalet dhe Arifi janë mësues, kanë lidhje të forta me Turqinë, kanë shtëpinë e tyre dhe donin të vinin në Gjermani vetëm për tre javë.” Sipas saj, gjithçka ishte bërë në mënyrë korrekte: në Gjermani, familja Aslan dorëzoi pranë autoriteteve të emigracionit të gjitha dokumentet që kërkoheshin për të mundësuar lëshimin e vizës, ishte dhënë edhe një lloj garancie për vizitorët.

Garancia ishte dërguar në Turqi. Motra i dorëzoi deklaratën garantuese një kompanie që pranon aplikime për viza në emër të ambasadës gjermane – së bashku me shumë dokumente të tjera të domosdoshme. Të dy kanë paguar edhe tarifat e përpunimit dhe të vizave. “Por të gjitha përpjekjet ishin të kota”, tha Yagmur Aslan.

Nuk është rasti i vetëm

Antrag auf Erteilung eines Schengen-Visum Verschiedene Wege der Migration

Rasti i familjes Aslan nuk është i vetmi. Shumë turq të mërzitur e shfryjnë zemërimin e tyre në internet. Shumë studentë, artistë dhe biznesmenë nga Turqia dhe Gjermania i kanë shkruar DW, ku ankohen për “arbitraritet nga ana e zyrtarëve gjermanë”.

Arsyet e paraqitura nga misionet gjermane jashtë vendit lënë shumë vend për këtë akuzë, sepse shpeshherë arsyeja është se qëllimi i udhëtimit nuk është bindës dhe ka dyshime se personat nuk do të kthehen prapë në vendlindje.

Për shembull, Süleyman Urebe, një student i financuar nga programi Erasmus i BE-së, raporton se aplikimi i tij për vizë ishte refuzuar edhe pse dokumentet ishin të plota. Madje ai ka dorëzuar një garanci nga Gjermania, edhe pse kjo nuk është e nevojshme për një vizë Erasmus. Sipas Urebe, ky vendim është një shpërfillje edhe e programit Erasmus dhe shkatërron ëndrrat e të rinjve.

I zhgënjyer nga autoritetet gjermane është shprehur edhe pronarja e galerisë Esengül Celik. Ajo donte të shkonte në Documenta në Kassel, por përpjekjet e saj ishin të kota.

Anulohet pjesëmarrja në panair

Një biznesmen i shkruan DW se tre nga pesë punonjësit e tij nuk morën vizë këtë vit dhe për këtë arsye nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në panairin e mbajtur në Düsseldorf. Deri më tani, kompania e tij ka qenë gjithmonë e përfaqësuar në këtë panair, ndërsa punonjësit e tij nuk kanë pasur kurrë probleme me vizat.

Regjisori i njohur i dokumentrëve Ümit Kivanc njofton se disa persona nga një grup që donte të merrte pjesë në një ceremoni përkujtimore për një mikun e tij të ndjerë në Hamburg, nuk morën vizën.

Rriten numri i refuzimeve

Liberalisierung der EU-Visa für Albanien Tirana Feierlichkeiten

Shifrat e Ministrisë së Jashtme tregojnë gjithashtu se vitet e fundit gjithnjë e më shumë kërkesa nga shtetas turq janë refuzuar nga përfaqësitë diplomatike gjermane jashtë vendit. Në vitin 2014, më shumë se 197.000 aplikime u përpunuan në zyrat gjermane të vizave në Turqi. Shkalla e refuzimit ishte 5,9 përqind. Në vitin 2021 kishte vetëm rreth 129.000 aplikime për shkak të pandemisë. Nga ana tjetër, shkalla e refuzimit u rrit në mënyrë drastike dhe ishte 19 përqind. Në gjysmën e parë të këtij viti, shkalla e refuzimit ka arritur në më shumë se 20 përqind.

Ka dyshime, se gjendja e pafavorshme ekonomike dhe politike e vendit luan një rol negativ në dhënien e vizave. Inflacioni galopant, papunësia e lartë dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut “nuk janë kushte ideale për viza”, thotë një gazetar me përvojë, i cili dëshiron të mbetet anonim. Ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të udhëtonte për në Berlin. “Liria jonë për të udhëtuar është kufizuar për shkak të politikave të gabuara të qeverisë sonë”, tha gazetari.

Ulje e numrit të vizave edhe në vende të tjera

Jo vetëm Gjermania, por edhe vendet e tjera të Shengenit po lëshojnë gjithnjë e më pak viza për qytetarët turq. Sipas një raporti të deputetit të AKP-së, Ziya Altunyaldiz, në vitin 2014 vetëm katër përqind e aplikimeve nga qytetarët turq u refuzuan nga vendet e Shengenit. Në vitin 2020, kjo shifër është më shumë se e trefishuar.

Sipas portalit schengenvisainfo.com, i cili mbledh të dhëna për vizat shengen, shkalla e refuzimit madje arriti në 19 përqind vitin e kaluar. Viza Shengen ju lejon të lëvizni lirshëm në 26 vendet e zonës Shengen, pra në pjesën më të madhe të BE-së.

Kryetari i shoqatës turke të udhëtimeve TÜRSAB, Firuz Baglikaya, raportoi këtë javë për një rënie të madhe të shitjeve të biletave dhe për një pasiguri në industrinë e turizmit për shkak të praktikës aktuale të dhënies së vizave. Kjo tani po rrezikon ekzistencën e shumë agjencive turistike.

PK Annalena Baerbock Türkei Mevlut Cavusoglu

Përveç kësaj, mosrimbursimi i tarifave administrative për viza përkeqëson situatën edhe më shumë dhe i largon klientët, tha Baglikaya. Sepse tarifa e vizës prej 80 euro nuk kthehet nëse kërkesa refuzohet. Schengenvisainfo.com vlerëson humbjen që rezulton për aplikantët turq gjatë pesë viteve të fundit në 26 milionë euro.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka kritikuar shkallën e lartë të refuzimit të vizave: “Ata po e bëjnë këtë me paramendim dhe me qëllim”. Kjo po bëhet për të vënë në telashe qeverinë e AKP-së para zgjedhjeve të vitit 2023. Cavusoglu paralajmëroi për kundërmasa, nëse gjendja nuk përmirësohet.

Arsyet e refuzimit

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane i tha DW se misionet diplomatike vendosin për aplikimet për viza në secilin rast individual, në përputhje me rregulloret në fuqi të qëndrimit dhe pasi shqyrtojnë me kujdes të gjitha rrethanat. Nuk ka asnjë regjistrim statistikor për arsyet e refuzimit. Në dokumenta duhet të shpjegohet edhe synimin për t’u rikthyer në vend, gjë që në parim mund të vërtetohet nga gjendja financiare dhe familjare.

“Atëherë nuk mund ta kuptoj fare refuzimin e motrës sime”, thotë mësuesja Yagmur Aslan nga Gelsenkirchen. “Motra ime dhe burri i saj janë mësues, kanë banesën dhe kursimet e tyre. Pse nuk u dhanë viza atëherë?” Familja është ankuar zyrtarisht, thotë ajo. “Edhe pse vera ka mbaruar, ne insistojmë që ky gabim të korrigjohet”./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA