Fotot/ Dj më të njohur shqiptarë dhe të huaj ‘shpërthejnë’ skenën e “Sunny Hill Tirana”

27/08/2022 22:36

Dj të njohur ndërkombëtarë kanë elektrizuar sonte Liqenin Artificial të Tiranës, aty ku po zhvillohet nata e dytë e “Sunny Hill Festival”.

Dj e talentuar shqiptarë dhe të huaj si Hardwell, Afrojack, Regard Merk&Kremont, Drop G, Kamela Ampov, Vin Veli janë ngjitur në skenë duke krijuar një atmosferë të zjarrtë për qindra të pranishmit, që kërcyen nën ritmet e muzikës.

Ky është viti i parë që “Sunny Hill Festival” organizohet në Tiranë, që konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në trevat shqiptare.

Bileta e blerë është e vlefshme për të tre netët. Në festival nuk paguhet me para në dorë, por pagesat për pijet dhe ushqimin bëhen përmes aplikacionit Sunny Hill.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel