Një mjet tip skaf pësoi një defekt në det këtë të premte në plazhin e Jalës.

Për pasojë, mbeti i bllokuar drejtuesi i mjetit dhe në ndihmë i erdhën policia kufitare e Vlorës.

Skafi rrezikonte të fundosej, por mjeti i policisë e ka tërhequr drejt bregut dhe drejtuesi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se 1 drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin Jalë, Dhërmi, e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues, që rrezikonte mbytjen.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA