Është shuar shkrimtari dhe skenaristi i njohur Nasho Jorgaqi pasditen e së enjtes në moshën 90-vjeçare. Homazhet për te ndjerin u mbajtën këtë të premte pranë Akademisë së Shkencave.
Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier.
Autor i një sërë veprash të njohura si “Mërgata e qyqeve”, “Dashuria e Mimozës”, biografisë letrare të “Qemal Stafës”, studimeve te shumta si vepra letrare e Nolit e të tjerë.
Ndër skenaristët e parë të filmit artistik shqiptar, Jorgaqi ishte autor i një sërë skenarëve si “Tomka dhe shokë e tij” “Mimoza llastica”, “Duel i heshtur”, Si përkthyes solli në shqip autorë të njohur nder to dhe Cehov.
Ishte dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri”, doktor i shkencave dhe titullar, është i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Instituti Amerikan i Biografive e ka nderuar me Medaljen e Artë te Nderit, ndërsa Qendra Ndërkombëtare e Kembrixhit e ka përfshirë në librin Njerëz të shquar të shekullit të XX-të.
Kohët e fundit i tërhequr nga jeta publike, pas polemikave qe shoqëruan jetën e tij të para ’90-s, Jorgaqi u nda nga jeta duke lënë pas një krijimtari të pasur.
Top Channel