Në bregdetin e Velipojës, për tri ditë me radhë, po zhvillohet festivali unik i skulpturave të rërës, “LAS Art Festival”.

Janë gjashtë artistë nga vende të ndryshme të Europës, të cilët kompozojnë e riprodhojnë në rërë portrete nga më të veçantat.

“Sapo fillova dhe po tentoj të bëj 4 portrete fëmijësh në gjendje të ndryshme emocionale dhe ndjesitë e tyre dua t’i tregoj përmes rërës. Kam 7 vite që bëj këtë lloj arti dhe nëse e ndjek vazhdimisht nuk është e vështirë, pavarësisht se sa duket. Është njësoj si puna juaj për ju”, shprehet një nga artistet.

“Zgjodha të bëj Nënë Terezën, së bashku me një djalë të vogël sepse ajo është shqiptare, është me e famshmja dhe unë e dua shumë, pavarësisht se jam nga Bullgaria. Unë jam pedagoge në Universitetin e Arteve atje dhe kjo është puna që dua. Skulptura më e madhe që kam bërë është 15 metër”, thotë një tjetër.

Ardiani është i vetmi skulptor shqiptar. Organizatorët synojnë që këtë festival ta zhvillojnë vit pas viti, për ta futur Velipojën në hartën e organizimeve botërore të këtij lloji.

“LAS Art Velipoja” u zhvillua falë mbështetjes se Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA