Ka vijuar në ditën e tretë zjarri në zonën e Palasës të bashkisë së Himarës.

Pasi u punua për shuarjen e flakëve ditën e djeshme, rreth orës 15 rrufetë kanë shkarkuar sërish në mal mbi fshatin Palasë, duke rindezur zjarrin i cili vijon të jetë aktiv.

Deri në këto momente zjarri nuk rrezikon, por janë përfshirë zona me pyje dhe shkurre.

Në terren ndodhen 30 ushtarë të FA, vullnetarë nga fshati Palasë, ADZM si dhe prefektura e Vlorës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA