Një valë resh të frikshme ngjyrë vishnje që qëndronin mbi një qytezë të vogël në Kili, në Amerikën Jugore, kanë tronditur banorët dhe zyrtarët vendas.
Retë me një ngjyrë të fortë u panë të qëndronin mbi qytezën Pozo Almonte në veri të vendit në fillim të javës.
Zyrtarët thanë se po hetonin fenomenin dhe besojnë se mund të jenë krijuar nga emetimet e një impjanti mineralesh aty pranë, por kritikët bënin gjithashtu me faj projektet e gjeo-inxhinierisë dhe modifikimit të motit që ka nisur të aplikohet nga qeveritë e shume vendeve të botës.
Reja me pamje apokaliptike besohet se është me përmbajtje jodine dhe është parë pranë minierës së Cala Cala, që i përket kompanisë Saltpetre Cosayach, shkruan britanikja Daily Mail.
Christian Ibanez – zv. kryetar i rajonit kilen të Tarapaca tha: “Po kryejmë kontrolle për të parë nëse incidenti vjen prej lëshimit aksidental të jodinës. Deri tani nuk kemi probleme mjekësore të raportuara prej situatës”.
Top Channel