Kryetari i emëruar nga Moska në Ukrainë, Mihajllivka, Ivan Sushko, është vrarë nga shpërthimi i një makine-bombë. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi në të njëjtën mënyrë u vra e bija e ultra-nacionalistit rus në periferi të Moskës.
Ivan Sushko, 40-vjeç, baba i një fëmije, humbi jetën në mëngjesin e sotëm, kur një bombë e vënë në ulësen e tij të makinës u aktivizua, e kamerat e sigurisë kapën momentin kur ndodhi shpërthimi.
Në imazhet e shkrepura të makinës pas shpërthimit, shihet se pjesa e derës së shoferit është shkatërruar plotësisht dhe copëzat janë shpërndarë nëpër rrugë.
Raportohet se Sushko ishte nisur për të marrë të bijën kur ndodhi shpërthimi . Sushko ishte caktuar në krye të administratës ushtarake-civile në Mykhailivka, kur forcat ruse okupuan këtë rajon.
Deri më tani zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar asgjë lidhur më këtë bombë-vënie në veturë, por presidenti Volodymyr Zelensky kategorikisht ka mohuar se agjentët e tij kanë kryer vrasjen e Darya Dugina, 29-vjeçe, vajza e mikut të ngushtë të Vladimir Putinit.
Madje ai ka hedhur poshtë pretendimet e Shërbimit Sekret rus FSB, se Natalia Shaban-Vovk, 43-vjeçe, që kinse ishte anëtare e inteligjencës ukrainase SBU – të jetë përfshirë në vrasjen e Daryas.
Top Channel